Sot, më 3 qershor 2021, mbushen plot 5 vjet nga vdekja e Babait dhe 23 vjet e gjysmë nga vdekja e Nënës, më të dashurve tanë

SEJDI ALIU

SEJDI ALIU

GONXHE HASANI – ALIU

GONXHE HASANI – ALIU

Kujtojmë me plot mall të pashuar Prindërit tanë, historinë, trungun dhe krenarinë e Familjes Aliu. Mungesa juaj është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë. Kujtimi e malli për ju janë e do të jenë pjesë e jetës sonë. E madhe është dhembja që nuk ju kemi në mesin tonë, por edhe më e madhe është krenaria që ju patëm Prindër me vlera të mëdha. I zbrazët është vendi juaj, por kudo janë të pranishme fjalët, këshillat dhe puna juaj brilante. Duke u lutur dhe përkulur çdo ditë që ju bëtë për ne, vazhdojmë me këshillat dhe mësimet që na i latë pas. Ishit dhe mbeteni gjithmonë Shëmbëlltyrë e Familjeve tona.

 

Malli për ju nuk shuhet kurrë, por ndriçon lart deri në pafundësinë e hapësirës dhe thellë në zemrat e atyre që në asnjë moment nuk ju harrojnë: djemtë Shpendi dhe Gazmendi, vajzat Lirija, Leonora, Laura, Burbuqja, Teuta, Shqipja, Donika dhe Albana.

Data e publikimit: 03.06.2021
Shpërndaje
Të tjera