NËPËR FILM

Sukseset e radhës të artistëve vendorë në fushën e filmit

Javët e fundit kanë qenë mjaft produktive për filmbërësit dhe aktorët kosovarë, të cilët kanë marrë lajme pozitive sa u përket projekteve të tyre filmike.

Në mesin e tyre është edhe regjisorja More Raça, e cila pranoi lajme fantastike për dy filma të saj. Fjala është për filmin “Galaktika e Andromedës”, i cili është futur na garën kryesore të festivalit të filmit në Sarajevë, ku edhe e shënon premierën botërore.