NËPËR FILM

More Raça, regjisorja kosovare që po vazhdon të korrë suksese në film

More Raça është një regjisore e re në moshë, por e cila e ka dëshmuar talentin e saj me secilin projekt të realizuar.

Ajo shquhet për filmat e suksesshëm të metrazhit të shkurtër, “Amel”, “Home” dhe “Ajo”, i cili ishte në mesin e 3 filmave propozim të Kosovës për ceremoninë “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.