KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Зеленски предупредува на голем руски напад врз енергетската мрежа на Украина

Володимир Зеленски

Фото: Асошиетед прес

Rusia po përgatit një tjetër sulm të madh ndaj infrastrukturës energjetike, logjistikës dhe shërbimeve kritike të Ukrainës, tha të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton agjencia “AP”.  

“Të dhënat e inteligjencës ukrainase tregojnë se Moska është duke përfunduar përgatitjet për një sulm të ri masiv”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë dëmtuar rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, kanë vrarë civilë dhe kanë paralizuar ekonominë që nga fillimi i pushtimit.

“Rusët vazhdojnë të shënjestrojnë nënstacionet, linjat ajrore të transmetimit të energjisë elektrike dhe të gjithë rrjetin energjetik”, shtoi Zelensky. 

Sipas Kievit, këto sulme synojnë t’i lënë civilët pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm, ndërsa po afrohet dimri.

Zelensky tha se Ukraina po u kërkon partnerëve të saj që të sigurojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht raketa interceptuese për sistemet amerikane Patriot, të cilat mund t’i ndalojnë raketat balistike ruse, por që kanë qenë në mungesë që nga fillimi i luftës me Iranin.

E Zelensky tha se ekipet po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në gjashtë rajone të Ukrainës, pasi Rusia gjatë natës lëshoi raketa balistike dhe 113 dronë. 

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan goditje në 20 lokacione. Sulmet goditën një ndërtesë banimi dhe dëmtuan një spital, një objekt sportiv, biznese dhe një pikë karburanti.

Ndërkohë, i dërguari amerikan Jared Kushner deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka treguar “përmbajtje” në luftë duke rënë dakord që të mos përdorë armë bërthamore.

Kushner, i cili së bashku me të dërguarin Steve Witkoff po ndërmjetëson bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, tha se pas bisedave të gjata me Putinin, beson se lideri rus dëshiron paqe, gati pesë vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

“Putin ka rënë dakord që të mos përdorë armë bërthamore, gjë që padyshim është shumë e rëndësishme, dhe na ka siguruar se ky nuk është qëllimi i tij”, tha Kushner në podcastin MD Meets, të Axel Springer Creators.

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump shtoi se “ajo që thotë Putini është paqe, por mendoj se gjithmonë bëhet fjalë për paqe sipas kushteve të kujt”, ndërsa bisedimet kanë hasur në “një lloj ngërçi” për shkak të çështjes së territoreve ukrainase.

Sipas Kushnerit, Putini dëshiron një marrëdhënie të re me Washingtonin, ndërsa Rusia synon ta mbajë NATO-n larg kufijve të saj.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten në rrjetet sociale se do të dëshironte që Putini “të tërhiqte të gjitha veprimet ushtarake agresive kundër territoreve në mbarë Evropën, me shpresën se mund të arrihet shpejt një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës”.

E ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara po i qasen bisedimeve për Ukrainën duke kuptuar nevojën për eliminimin e asaj që Rusia i quan “shkaqet rrënjësore” të konfliktit, përfshirë “krijimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë pikërisht në kufijtë tanë”.