KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Се сомнева дека ова е причина за судирот на возови во Шпанија.

возови

Një gabim i mundshëm njerëzor i operatorit hekurudhor pas dështimit të sistemit kryesor të sinjalizimit dyshohet të jetë shkaku i përplasjes mes dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, ku të paktën 46 persona kanë humbur jetën, raporton gazeta spanjolle “El Paus”, duke cituar burime qeveritare.

Sipas hipotezave fillestare, sistemi i automatizuar i sigurisë në linjën hekurudhore pësoi defekt të mërkurën në mëngjes, duke bërë që rreth tetë trena të ndaleshin në atë pjesë të linjës. Pas ndërprerjes së sistemit, menaxhimi i trafikut hekurudhor kaloi në mënyrë manuale.

Burimet e cituara nga “El Pais” bëjnë të ditur se një operator në qendrën e kontrollit Atocha në Madrid dyshohet se ka urdhëruar gabimisht trenin e kompanisë Renfe të vazhdonte lëvizjen, ndonëse shinat përpara tij ishin të bllokuara nga një tren i kompanisë Iryo.

Treni i Renfes e goditi nga prapa trenin e Iryos. Shpejtësia me të cilën po lëvizte treni në momentin e përplasjes ende nuk është përcaktuar.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 118-të të linjës hekurudhore Madrid–Sevilla, pranë stacionit Urda, në provincën e Toledos. Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa burime qeveritare kanë thënë për “El Pais” se aksidenti mund të jetë më i rëndë se ai i ndodhur në Adamuz në janar.

Numri i të lënduarve ende nuk është bërë i ditur. 

Прочитајте други ажурирања
Spanje

Два брзи воза се судрија во Шпанија

Два брзи воза се судрија во Шпанија, предизвикувајќи прекин на сообраќајот...