KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Американските претставници се сретнаа со Зеленски по разговорите со Путин

Witkoff - Kushner-Zelensky

Фото: Асошиетед прес

Emisarët amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff mbërritën të enjten vonë në Irlandë për t’i informuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me bisedimet që zhvilluan më herët në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton “CNN”. 

Këto vizita vijnë pas dy ditësh bisedimesh në Abu Dhabi mes negociatorëve rusë, ukrainas dhe amerikanë – të parat të këtij lloji që nga shkurti – të cilat përfunduan pa ndonjë përparim konkret.

“Mendoj se është shënuar përparim. Mendoj se ky përparim u arrit më herët gjatë ditës së sotme. Njerëzit nuk mendonin se do t’i rifillonim bisedimet trepalëshe. Ne i kemi rifilluar ato. Kemi caktuar një takim të ri. Kjo është ajo që dëshiron të shohë presidenti Trump”, tha Witkoff pak para se të largohej nga Moska. 

Witkoff la të kuptohej gjithashtu se përfaqësuesit evropianë do t’u bashkohen bisedimeve të ardhshme për konfliktin në Ukrainë.

“Ata janë partnerët tanë dhe është e rëndësishme që të përfshihen”, u tha ai gazetarëve.

Ndërkaq, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Yuri Ushakov, konfirmoi se bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së do të vazhdojnë, por duket se minimizoi deklaratën e Witkoffit se në to do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit evropianë.

“Ata po bëjnë çdo përpjekje për t’u përfshirë në negociata, por, siç ka thënë presidenti ynë, ata duhet të vendosin nëse duan paqe apo vazhdimin e luftës. Deri më tani, të gjitha veprimet e tyre konkrete tregojnë pikërisht për këtë të fundit”, tha Ushakov.