KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Бајден го нарече Зеленски „тврдоглав и неблагодарен“ во новите мемоари

Володимир Зеленски и Џо Бајден

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Флутура Гаши-Мехмети

    Пеперутка Гаши-Мехмети
  • 18 ноември 2026 09:35 часот

  • Споделете на:

Në një libër të ri me kujtime, ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar ashpër Volodymyr Zelenskyn, i cili e ka udhëhequr Ukrainën gjatë katër vjet e gjysmë luftë kundër Rusisë. 

Sipas Bidenit, presidenti ukrainas ishte “i vështirë për të bashkëpunuar”, “me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave tona private” dhe “jo aq mirënjohës sa kisha pritur” për mbështetjen diplomatike dhe ndihmën ushtarake amerikane.

Libri i kujtimeve të Bidenit, “Promise Me, America”, është botuar të martën, pak para ditëlindjes së tij të 84-t dhe në një kohë kur ai po përballet me kancer të avancuar të prostatës.

Libri, i cili në pjesën më të madhe paraqet me mburrje arritjet e tij gjatë qëndrimit në detyrë, me pak pranime të dështimeve që përfundimisht çuan në vlerësimin e vetë partisë së tij se ai nuk ishte i përshtatshëm për të vazhduar në detyrë, dhe në detyrimin për t'u tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024 kundër Donald Trumpit, nuk është pritur mirë nga kritikët.

Lufta në Ukrainë zë një pjesë të madhe të mesit të librit. Duke përshkruar bisedimet zhgënjyese me presidentin rus, Vladimir Putin, Bideni rrëfen zhvillimet që i paraprinë luftës dhe bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Ukrainës, nga pushtimi në shkurt të vitit 2022 deri në largimin e tij nga detyra në janar të vitit 2025.

Por, portreti që ai i bën Zelenskyt nuk është tërësisht negativ.

“Kisha pasur shqetësime se presidenti Zelensky, i cili vinte nga një sfond kaq i pazakontë (si komedian dhe aktor), mund të mos kishte cilësitë e duhura për një krizë të tillë”, shkruan Biden. “Kjo nuk ishte një komedi televizive”. 

Megjithatë, ish-presidenti shton se mbeti i impresionuar nga qëndrueshmëria e Zelenskyt dhe se ishte “i kënaqur që shqetësimet e mia dolën të pabazuara”.

Bideni vlerëson gjithashtu aftësitë komunikuese të Zelenskyt dhe përshkruan vizitën e tij sekrete në Kiev në shkurt të vitit 2023, kur djali i atëhershëm 10-vjeçar i presidentit ukrainas i dhuroi një vizatim të një sistemi të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga SHBA-ja, së bashku me mesazhin: “Faleminderit që po e ndihmoni babanë tim të na shpëtojë të gjithëve”.

Por këto vlerësime zbehen përballë gjykimit të Bidenit për mënyrën se si Zelensky e pranoi mbështetjen amerikane.

“Natyrisht, ishim krenarë për aleatët tanë ukrainas. Por duhet ta pranoj se bashkëpunimi me Zelenskyn mund të ishte i vështirë. Pavarësisht guximit të tij dhe të ukrainasve, ata e vunë në provë durimin tonë në shumë raste, duke kërkuar më shumë armatime dhe para. Shtetet e Bashkuara kanë burime të jashtëzakonshme, por ato nuk janë të pakufizuara. Populli amerikan duhet ta dijë se ne morëm një kthim të mirë nga investimi ynë; pothuajse të gjitha paratë u shpenzuan në Shtetet e Bashkuara për sistemet tona të armëve, shpenzime që sollën më shumë vende pune në vendin tonë”, shkruan Bideni.

“Zelensky mund të ishte me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave tona private, si dhe jo aq mirënjohës sa do të kisha pritur. Kjo mund të ishte zhgënjyese dhe ia bëra të qartë këtë pa lënë vend për keqkuptime. Megjithatë, refuzova t'i braktisja ukrainasit, të cilët kishin një shpirt të jashtëzakonshëm luftarak. Edhe Zelensky e kishte një të tillë”, thuhet më tej në libër.

Vlerësimi i Bidenit sjell ndërmend në mënyrë të pakëndshme sjelljen e Trumpit dhe JD Vance, të cilët e fyen dhe e nënçmuan Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të vitit 2025, duke e akuzuar se ishte mosmirënjohës dhe “jorespektues”.

Edhe zyrtarë të lartë të administratës Trump e kanë fyer Zelenskyn. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, sipas raportimeve, e kishte quajtur atë “një bastard të vogël”, “fëmijë me nevoja të veçanta” dhe “Mr Bean nën ndikimin e drogës”.

Por në një përgjigje të sulmeve të Trumpit, Zelensky i kishte thënë televizionit Fox Neës: “Jam mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe Kongresit, për mbështetjen dypartiake, dhe gjithmonë kam qenë shumë mirënjohës në emër të gjithë popullit tonë”.

Një vit e gjysmë më vonë, ndërsa vazhdon të udhëheqë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, Zelensky po përpiqet gjithashtu të negociojë paqen, duke u përpjekur që Trumpi të mos bëjë shumë lëshime ndaj Moskës.

Zelensk nuk e ka komentuar ende vlerësimin e Bidenit.