KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Имери: Добивме гаранции од министерот Чеку дека новата стратегија нема да остави ниту еден наставник без работа

Имер Имери

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ymer Ymeri ka folur për konsultimet që po i zhvillojnë me Ministrinë e Arsimit për strategjinë e re në këtë fushë.

Ymeri ka thënë se aktualisht janë në fazën fillestare të kësaj strategjie. Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka treguar për kërkesat që po i parashtrojnë mësimdhënësit.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se vazhdimisht kanë kërkuar nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku që strategjia e re e arsimit të mos e prekë numrin e mësimdhënësve, dhe për këtë kanë marrë garanci nga ai.

“Kemi kërkuar të rishikohen edhe librat shkollorë, plangprogrami, librat janë shumë të mëdha, të ngarkuara. Kemi kërkuar që të kemi edhe libra paralele, disa digjitale e disa t’i kemi fizike. Pra ka pasur propozime të ndryshme të cilat i kemi mbledhur, grupet punuese që janë duke i bërë po i analizojnë por edhe një grup kryesor i strategjisë në të cilën marrin pjesë SBASHK-u, Ministria e Arsimit, Kolegjiumi i Drejtorëve të Kosovës, Konferenca e Rektorëve, Këshilli i Prindërve, Unioni i Studentëve, Unioni i Nxënësve dhe Këshilli i Arsimit Parashkollor. Çdo muaj e mbajmë takim dhe edhe aty i diskutojmë të gjitha propozimet. Diçka që vazhdimisht kemi kërkuar nga ministri është që çdo ndryshim që bëhet, duhet ta kemi parasysh ruajtjen e mësimdhënësve që ata të mos mbesin papunë. Kemi marrë garancion nga ministri Çeku që asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë”, ka deklaruar Ymeri.

Ai gjithashtu është shprehur optimist se për këtë strategji, pasi siç ka thënë, për herë të parë po e bënë vetë shteti i Kosovës pa e huazuar nga ndonjë vend evropian.

“Mendojmë se kjo strategji do të ketë sukses sepse siç e ceka, janë përfshirë të gjitha kategoritë dhe është e para shtetërore, jo sikurse më herët që i kemi huazuar nga vendet evropiane. Kemi pasur strategji që cilat i kemi huazuar nga Finlanda e vende të tjera, por siç e dimë ato kanë treguar që nuk kanë qenë të suksesshme te ne”, ka thënë Ymeri.

Sekretari i SBASHK-ut ka deklaruar që në takime me ministrin Çeku, e kanë ngritur si çështje edhe ndikimin e shkollave private në cilësin e arsimit në Kosovë.

“Ne si SBASHK shpeshherë e kemi cekur në takime me ministrin që ndoshta duhet të shqyrtohet edhe mundësia e shkollimit privat, ndoshta është edhe një arsye pse po ngecë arsimi dhe nuk po mundemi të kemi ngritje të cilësisë. Nganjëherë edhe Ministria e Arsimit i kanë dhënë leje dhe nuk kanë kontroll të mjaftueshme mbi to. Përderisa arsimi fillor është i obligueshëm me ligj dhe pa pagesë, një pjesë e nxënësve e kryejnë me pagesë dhe është e padrejtë. Numri i nxënësve po bie në arsimin publik po realisht ata janë nëpër shkollat private. Shteti të ketë kontroll në këto shkolla, të punojnë me planprograme siç punojnë shkollat publike. Shpeshherë arsimin privat e kemi kundërshtuar edhe për shkak të pabarazisë”, ka deklaruar Ymeri në “60 Minuta”.