KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Ден Берн го заменува Гухи во Англија

Дан Брн

Mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Dan Burn, është ftuar në përfaqësuesen e Anglisë, pasi Marc Guehi i Manchester Cityt është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Burn do t’i bashkohet Anglisë në prag të ndeshjeve ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

Guehi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit dhe u detyrua të zëvendësohet në pjesën e parë. 

Ai nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Thomas Tuchel. 

Në vend të tij, Tuchel ka vendosur ta ftojë Burnin, i cili ka 11 paraqitje me përfaqësuesen angleze.
Anglia do të përballet fillimisht me Kroacinë të enjten në “Wembley”, ndërsa më 15 nëntor do të luajë kundër Spanjës në Madrid.