Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka sqaruar deklaratën e saj që kishte dhënë më herët në Kuvend e që tha se e ndjera Arlinda Zekaj “i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe nuk kishte marrë mbrojtjen e kërkuar. Po t’i drejtohej Qeverisë ndoshta do të kishte angazhim”.
Gërvalla tha se deklarata e saj nënkuptonte se janë pushtete të ndara dhe ishte për t’iu përgjigjur një deputeteje që tha se Arlinda iu drejtua Qeverisë.
“Ajo me të drejtë e pritje të drejta iu drejtua institucioneve të drejtësisë. Nuk është e vërtetë që ajo i është drejtuar Qeverisë. I kemi pushtetet e ndara. Kaq ishte sqarimi im. Nuk është asnjë mënyrë që të ftojë viktimat që t’i injorojnë institucionet e drejtësisë e t’i drejtohen Qeverisë”, tha Gërvalla.
Reagimi i Gërvallës erdhi pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e kritikoi ministren për deklaratën.
Ajo tha se është e padrejtë deklarata që dha Gërvalla se “Arlinda ka trokitur në derën e gabuar”.
E po ashtu reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që tha se Gërvalla nuk e pati në atë kuptim.