KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Што се случува со Мергим Војвода?

Војвода

(Tutto Udinese) - Fillimi i edicionit 2026/2027 për Udinesen është i tmerrshëm. Humbjen e gjashtë rresht e pësoi të dielën në shtëpi nga Milani, i cili fitoi falë golave të Christian Pulisic dhe Omari Hutchinson.
Goli i parë i amerikanit u bë i mundur nga një gabim serioz i mbrojtjes së Udineses, me Mërgim Vojvodën që dështoi të mbante vijën me shokët e tij të skuadrës. Ky gabim i dukshëm i shtohet performancave të tjera jokonsistente, me kosovarin që shpesh largohet nga fusha me notë të dobët. Ai duket lojtar krejtësisht ndryshe nga ai që e kemi parë te Como sezonin e kaluar.

Vojvoda, nga blerja më e mirë në dështim

Mërgim Vojvoda u transferua për çmim të lirë nga Como në verë dhe shumë e kanë konsideruar blerje të shkëlqyer që bëri Udinese, si financiarisht ashtu edhe për potencialin e tij në fushë.

Ndeshjet e tij të para ishin mjaft të mira, por mbrojtësi i djathtë kosovar u zbeh ngadalë, së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Ai nuk ishte në gjendje të paraqitej në mënyrën më të mirë.

Notat e ulëta dhe gabimet e panumërta në çdo ndeshje e çuan në kritika të mëdha. Në verë “bardhezinjtë” duartrokitën për nënshkrimin e tij dhe të gjithë ishin të bindur se ai mund ta përsëriste sezonin e shkëlqyer në Como.

Lëvdatat erdhën jo vetëm nga tifozët, por edhe nga ish-lojtarë dhe gazetarë të njohur që folën pozitivisht për mbërritjen e Vojvodës në Udine. 

Në një intervistë, Fulvio Collovati foli për blerjen e Vojvodës nga Udinese.

“E njoh Vojvodën ngaqë e kam parë sezonin e kaluar dhe jam i befasuar që Como e la të shkonte, sepse është një klub kaq i pasur sa blen lojtarë dhe nuk i jep. Ai është një sulmues krahu që shtyn fort, por me sa duket Fabregas kishte ide të tjera në mendje”. Këto fjalë duken sikur janë shkruar shumë kohë më parë, megjithatë vetëm në pak muaj gjithçka duket ndryshe.

Çka nuk shkon dhe zgjidhjet e mundshme

Vojvoda po përpiqet të gjejë qëndrueshmëri dhe nuk ndihet rehat në formacionin 3-4-2-1 të vendosur nga trajneri. Gjatë viteve të kaluara në Como, kosovari shpesh ka luajtur si anësor në një formacion 4-2-3-1 dhe ka pasur shumë pak detyra mbrojtëse. Ky problem ka qenë qartësisht i dukshëm në këto ndeshje të para të sezonit për Udinesen, me shumë nga golat e pësuar që shpesh vijnë nga krahu që ruhet nga lojtar i i lindur në vitin 1995. Të qenit i detyruar të kryejë të dyja fazat e lojës po i shkakton probleme Vojvodës, pasi ai po përpiqet të mbulojë mirë hapësirat mbrojtëse, duke mbërritur i lodhur në zonën sulmuese dhe shpesh i mungon qartësia.

Faktori tjetër që po ka një ndikim të rëndësishëm është mungesa e një alternative të vërtetë. 
Shpresa e të gjithëve është që Vojvoda të kthehet në nivelin që u paraqit te Como dhe t’u sjellë gëzim tifozëve të Udineses, të cilët kanë nevojë të madhe në këtë periudhë të errët që po kalon klubi i tyre i zemrës.