KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Германска амбасада: Правото на жените да живеат ослободени од страв мора да се заштити со конкретни акции

Германија и Косово

Ambasada gjermane në Kosovë ka reaguar për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj. Përmes një komunikate ka bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe zbatimin e mekanizmave të mbrojtjes. 

Nga ambasada është theksuar se e drejta e gruas për të jetuar e lirë nga frika dhe dhuna duhet të mbrohet “përmes angazhimit kolektiv dhe veprimeve konkrete”. Ndërkohë, ka shprehur ngushëllime të afërmve të Zekajt. 

“Kjo tragjedi e dhimbshme shërben si një kujtesë e fortë se femicidi nuk është një rast i izoluar, por mbetet një sfidë serioze shoqërore si shfaqja më ekstreme e dhunës ndaj grave e cila kërkon një përgjigje të vazhdueshme dhe të koordinuar. Garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së grave që janë në rrezik duhet të mbetet një prioritet i përbashkët, i mbështetur nga masa efektive parandaluese, veprime institucionale në kohën e duhur dhe shërbime mbështetëse të qasshme. Kosova është palë në Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. U bëjmë thirrje të gjithë akterëve përkatës që të vazhdojnë të forcojnë përpjekjet për të parandaluar dhunën me bazë gjinore, për të zbatuar mekanizmat ekzistues të mbrojtjes dhe për të nxitur një kulturë në të cilën dhuna nuk tolerohet dhe as nuk shpërfillet”, thuhet në reagim.