Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje personelit të saj t’i shmangë protestat për të cilat thotë se do të mbahen gjatë javëve në vazhdim në Prishtinë.
Sipas njoftimit, protestat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth dhe se mund të përshkallëzohen pa paralajmërim.
“Protestat janë duke vazhduar dhe pritet të mbahen edhe gjatë javëve në vijim në Prishtinë, ku pjesëmarrësit pritet të mblidhen në qendër të qytetit. Protestat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim paraprak. Protestat dhe tubimet masive mund të fillojnë në mënyrë paqësore, por mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve”, thuhet në ИЗВЕСТУВАЊЕ e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës.
Personeli i Ambasadës në Prishtinë këshillohet vazhdimisht që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha.
Tutje theksohet se pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe vështirësi në qarkullim gjatë orëve para dhe gjatë protestave.
исто така
Амбасадата на САД апелира до своите вработени: Избегнувајте го плоштадот Скендербег
“Nëse ndodheni në afërsi të ndonjë proteste, qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë personale. Përcillni mediat lokale dhe uebfaqen e Ambasadës për informacionet më të fundit”, thuhet tutje në reagim.
Amasada ka këshilluar personelin t’i shmangë zonat ku mbahen protestat, të tregojnë kujdes nëse papritur gjenden pranë tubimeve të mëdha ose protestave dhe t’i përcjellin mediat për përditësimet e reja.
-
САД ги повикуваат Американците во Косово да бидат внимателни на 16 септември
-
Амбасадата на САД издаде предупредување за 16 септември: Избегнувајте движење во близина на демонстрации
-
Полицијата апелира до учениците и родителите: Држете се подалеку од насилство, напуштајте ги опасните зони
-
Полицијата ги повика демонстрантите да не носат маски