Arbëri

Dyshohet për konfrontim mes punëtorëve të Stacionit të Autobusëve dhe anëtarëve të Bordit

Descriptive Text

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë dyshohet se janë konfrontuar me anëtarët e Bordit, për çka ka ndërhyrë edhe Policia.

Siç është bërë e ditur për KOHËN, përleshja ka ndodhur teksa është mbajtur mbledhja e bordit.

Kryetari i Sindikatës, Sami Ahmeti, ka thënë për KOHËN se ky rast ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Këta të emëruar në mënyrë të jashtëligjshme, me asistencë të Policisë kanë hyrë Brenda. Nuk do t’i lejojmë ata që të veprojnë. Ne jemi pro që të kemi një bord të ligjshëm, jo të kundërligjshëm. Këta në asnjë mënyrë nuk duhet të vazhdojnë punën. Këta i ka dërguar dikush nga komuna, janë manipulime që po bëhen, i kanë hetuar disa mjete tani po lëshojnë edhe vendime të kundërligjshme”, ka thënë ai.

Nga Policia nuk ka njoftim zyrtar po ashtu. 

Image