Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ekipet janë duke u kujdesur që rrugët e kryeqytetit të jenë të qarkullueshme pas reshjeve të borës.
Megjithatë, i pari i Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.
“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Reshjet kanë nisur të shtunën në kryeqytet duke mbuluar edhe rrugët kryesore, megjithëse kanë qenë të kalueshme.