KRU “Prishtina” ka njoftuar se të mërkurën do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit te lagjja “038”.
Si pasojë e punimeve nga ora 11:00 deri në ora 16:00 do të mbesin pa ujë disa lagje.
Pa ujë do të mbetet Hajvalia, lagja “038”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “Qershia”, lagjja “NIC”, “Priam Village”, “Swiss Village”, zona industriale nga Çagllavica deri te hotel “Emerald”.
“Ju njoftojmë se nesër 23 gusht, e mërkurë do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit te lagjja 038, me ç'rast do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald. Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”.