Arbëri

Qendra për trajtimin e qenve endacakë, në përfundim

Qendra për trajtimin e qenve endacak është në fazën finale të ndërtimit, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka thënë se në objekt po përfundojnë punimet e brendshme dhe pas përfundimit, “të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e kryeqytetit do të trajtohen - vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër”.

Rama po ashtu ka thënë se shpejt do të fillojë edhe ndërtimi i parkut të kafshëve.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë. Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Image