Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur të mërkurën se si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujit, disa rrugë të Prishtinës do të mbesin pa ujë deri të enjten.
KUR “Prishtina” ka njoftuar se riparimi ishte i pamundur të bëhej menjëherë.
“Ju njoftojmë se, për shkak të dëmtimit të gypit të ujit fi 100 mm, te Kompleksi ‘Dardha’ dhe pamundësia e riparimit brenda natës së sotme për shkak të çështjeve teknike, pa furnizim me ujë mbesin: konsumatorët të cilët janë të kyçur në gypin e dëmtuar, rruga ‘Fatime Sokoli’ deri te ‘Prishtina Star’ , rruga ‘Marlin Barleti’, rruga ‘Hodo Bej Sokoli’, rruga ‘Labëria’ dhe rruga ‘Nebih Gashi’. Riparimi i defektit do të realizohet ditën e nesërme në orët e hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftim.