Arbëri

Prishtina në mbështetje të Ukrainës

Komuna e Prishtinës ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë.

Te rrethi i Arbërisë tashmë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka treguar se ngjyrosja është bërë gjatë fundjavës, në mbështetje të Ukrainës.

Më 24 shkurt bëhet një vit që kur Rusia ka nisur luftën e saj pushtuese ndaj Ukrainës. /KSP