Metro

Nga Ujmani te qytetarët: Procedurat e pastrimit të ujit të pijshëm

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Nga Ujmani nis gjithçka. Është ky liqeni nga ku furnizon me ujë të pijshëm disa qytete të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të Prishtinës. Por para se ky ujë të shërbehet tek qytetarët si i pijshëm, kalon në disa procese.

Përmes pompave në Milloshevë, uji i liqenit të Ujmanit arrin deri në fabrikën e kompanisë rajonale të Prishtinës “Ujësjellësi”, në fshatin Shkabaj e cila u hap në mars të vitit 2017. Aty pranohet uji dhe nis procesi i parë në fabrikë, ai i ajrimit.