Metro

Rruga “Xhorxh Bush” nga e premtja hapet për qarkullimin e autobusëve e të taksive

 

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë, që ishte e mbyllur për qarkullimin e veturave që nga fundi i nëntorit, do të rihapet të premten. Në të do të lejohet vetëm qarkullimi i autobusëve dhe i taksive. E për këtë qëllim, autoritetet komunale punuan gjatë ditës në sinjalizimin dhe sinkronizimin e semaforëve

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë pritet që prej të premtes të rihapet për qarkullim, por vetëm për autobusë dhe taksi, njoftoi drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Rruga ishte mbyllur që prej 26 nëntorit, me qëllim të shërbimit si shesh për organizimin e aktiviteteve të ndryshme për festat e fundvitit.