Metro

Ajri është jashtëzakonisht i ndotur sonte në Prishtinë, IKSHPK-ja jep disa rekomandime

Foto: IKSHPK
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ndotja e ajrit është shumë e lartë në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.

Instituti ka dhënë disa rekomandime për situatën aktuale bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe sonte thotë se ajri është jashtëzakonisht i ndotur në Prishtinë.