Arbëri

Në Prishtinë është inauguruar objekti i Stacionit policor “Veriu”

Sot është bërë ndërrimi i lokacionit të Stacionit policor "Veriu" në Prishtinë.

Stacioni policor "Veriu", që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria”. Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ridefinimin e zonave kjo lagje do të kalojë nën administrim të Stacionit policor "Veriu".

Po ashtu zona territoriale e lagjes “Tophane” me kufizim deri në rrugën “Ilir Konushevci”, përkohësisht nga stacioni "Veriu" kalon nën administrim të stacionit "Qendra".

Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar të zyrtarëve policorë.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kushtet në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë kanë qenë katastrofale dhe të pafavorshme për punë, teksa shtoi se me caktimin e objektit të ri nuk do të thotë që tash është përfundimi i bashkëpunimit./ksp