Arbëri

Prishtina me autobusë të rinj nga viti i ardhshëm

Komuna e Prishtinës po planifikon të blejë autobusë të rinj për kryeqytetin.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se komuna po negocion kredi të re në vlerë prej 10 milionë euro për blerjen e këtyre autobusëve.

Marrëveshja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), sipas Zogajt, do të nënshkruhet këtë vit.

“Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t'i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm”, ka njoftuar Zogaj.