Metro

Parkingu nëntokësor me çmime të larta, 15 euro për një ditë

Parkingu nentokesor ne Prishtine
 

Me 600 vend-parkingje në dy kate, parkingu nëntokësor i Prishtinës pritet shumë shpejt të jetë i hapur për qytetarët.

Me 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, 7 hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta, ky është parkingu më i ri i kryeqytetit që është drejt përfundimit.