Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Vitia ka qenë i vetmi kandidat për kryetar të kësaj dege në zgjedhjet e brendshme të partisë, të mbajtura të dielën.
“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ. Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtpërdrejtë u përmbyll me sukses. Duke ju falënderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Në këto zgjedhje, kryetar është zgjedhur Albin Kurti, i cili ishte i vetmi në garën për lider të partisë, Albulena Haxhiu do ta drejtojë forumin e Lëvizjes së Gruas për Vetëvendosje, ndërsa Behar Jashari, Lëvizjen e Rinisë për Vetëvendosje.