Në “Ditën ndërkombëtare pa vetura”, Komuna e Prishtinës njoftoi se ditën e enjte të gjithë qytetarët do të lirohen nga pagesa gjatë transportit me trafikun urban.
Sipas vendimit të Komunës, kjo po bëhet për të promovuar dhe siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. ‘Trafiku Urban’ SH.A. Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”, thuhet në njoftim.