Metro

Një pjesë e Prishtinës dhe Graçanica sot pa ujë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot (të dielën) do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc - Prishtinë.

Sipas njoftimit, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.