Metro

Rruga në Gërmi mbyllet për katër ditë

Sunny Hill - Festival
 

Rruga në parkun Gërmia në Prishtinë do të mbyllet për katër ditë për qarkullim të automjeteve sa do të mbahet festivali “Sunny Hill”, nga 4 deri më 8 gusht, ka vendosur Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës, rruga “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura e deri te rruga për Butovc do të mbyllet me të nisë 4 gushti e do të hapet në orën 7 të mëngjesit më 8 gusht.