Metro

Hapet aplikimi për subvencione për lehonat e kategorisë sociale në Prishtinë

 

Komuna e Prishtinës e ka hapur nga e premtja aplikimin për subvencionim prej 500 euro për nënat lehona përfituese të skemës sociale.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Prishtinë ka thënë të premten në “Sot” të KTV-së, se kanë vendosur ta nisin me kategoritë sociale, në mënyrë që në të ardhmen të zgjerohen ato.