Metro

Zogaj: Përdorimi i trotineteve elektrike përbën rrezik për qytetarët

 

Nazmi Zogaj, toger në njësinë e trafikut në Policinë e Kosovës, ka thënë se aksioni që është marrë në rrugët e Prishtinës për trotinetet elektrike dhe biçikletat, nga ana e Policisë është për shkak të rrezikimit të qytetarëve nga këto mjete.

Sipas tij, shqetësuese është se trotinetet elektrike po përdoren edhe nga fëmijët të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun.