Arbëri

Të shtunën hapet Pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë të shtunën do ta hapë sezonin veror për vitin 2022, nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të menaxhmentit të Pishinës, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mobilizim të stafit menaxhues dhe infrastrukturë përgjatë gjithë sezonit veror.

“Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit”, thuhet në njoftim.

Çmimet do të jenë të njëjta sikurse vitin e kaluar. Hyrja për të rritur është 2 euro, kurse për fëmijët 1 euro.