Metro

Rama akuzon Qeverinë pas zhvendosjes së “Sunny Hillit”

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për zhvendosjen e Festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Sipas Ramës, vendimi i tillë i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, “do t'i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm”.