Arbëri

“Termokosi” nis të hënën analizimin e radiatorëve në “Kodër të Diellit”

Descriptive Text

Termokosi ka njoftuar të premten se nga 16 maji, ekipet hulumtuese do të shkojnë në banesat e banorëve të lagjes “Bregu i Diellit” për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radioatorëve.

Termokosi ka kërkuar nga banorët e kësaj lagjeje që të bashkëpunojnë në mënyrë që të dhënat të jenë sa më koncize.

“Nga e hëna e ardhshme, respektivisht 16 maj, ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës, Termokos-i dhe MFK, do të vijnë tek banesat tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve në tërë "Bregun e diellit". Ju lusim të bashkëpunoni, ashtu që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Termokosi ka njoftuar se një veprim të ngjashëm do ta bëjë së shpejti në të gjitha lagjet.

Image