Metro

Komuna e Prishtinës anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar testimin e Sistemit të Alarmit Publik i paraparë për të shtunën.

Anulimi është bërë për shkak se nesër do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës.