Metro

Cikli VI-IX në “Hasan Prishtinë” kalon në mësim online

 

Në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, cikli nga klasët e VI deri në ato të IX kanë kaluar në skenarin C (mësim online) për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Nga SHFMU “Hasan Prishtina”, është thënë se pas takimit të task-forcës është vendosur që ky cikël VI-IX të shkojë në mësim online, ndërsa klasët nga ajo e I deri te ajo e V do të mbajnë mësimin me prezencë fizike.