Arbëri

Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtina është komuna e parë në nivel vendi për nga numri i rasteve aktive me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive është 6.578, pasuar nga Mitrovica me 1.432 raste, Peja 1.414, Gjakova 901, Gjilani 875, Fushë-Kosova 828, Prizreni 743, Vushtrria 738, Ferizaj 699, Klina 410, e të tjera.

Në total, numri aktual i rasteve aktive është 17.743.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2.957 raste pozitive me koronavirus, 1 i vdekur e 458 të shëruar.