Metro

Fluks dhe mosrespektim i masave në qendrën e testimit në Prishtinë, ftohet Policia

Foto: Ilustrim
 

​Policia është ftuar sot nga mjeket në qendrën e testimit të shpejtë në Prishtinë. Fluksi i madh i qytetareve dhe mosrespektimi i masave ka bërë që mjekët të kërkojnë ndihmë nga forcat e rendit për të kryer punën.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se 3 ditët e fundit ka pasur fluks të madh të qytetarëve dhe disa prej tyre nuk kanë respektuar radhën për testim.