Arbëri

Rama publikon disa nga emrat e kabinetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa prej emrave të kabinetit të tij.

Alban Zogaj – nënkryetar

Vllaznim Osmani – shef i kabinetit të kryetarit

Arbër Sadiki – drejtor i Urbanizimit

Mimoza Sylejmani – drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

Krenar Xhaferi – drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Dorutinë Maloku – drejtoreshë e Pronave

Donat Lushtaku – drejtor i Kadastrit

Adelina Sahiti – drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

Izet Sadiku – drejtor i Shëndetësisë

Valbona Makolli – drejtoreshë e Financave

Florian Dushi – drejtor i Inspekcionit

Donika Çetta – drejtoreshë e Parqeve

Bersant Beka – drejtor i Administratës

Vesa Sahatçiu – këshilltare për Kulturë

Ermira Gjevori – këshilltare për Qeverisje të Mirë

Hana Xhemajli – këshilltare për Komunikim Strategjik

Saudin Maliqi – këshilltar për Shëndetësi

Bardh Krasniqi – këshilltar për Sport

Jonada Jashari – këshilltare për Media

Teuta Sahatqija – këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

“Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje”, ka shkruar Rama.

Më 7 dhjetor të vitit të kaluar, Rama ka marrë postin e kryetarit të Prishtinës.

 

Të dashtun qytetarë të Prishtinës, Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e...

Posted by Perparim Rama on Wednesday, January 19, 2022