Metro

Shkolla “Ismail Qemali” kalon në mësim online shkaku i COVID-19

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Një prej shkollave fillore më të mëdha në Prishtinë “Ismail Qemali”, nga sot ka kaluar në skenari C të mësimit, e që i bie online.

Sipas njoftimit të kësaj shkolle në Facebook, vendimi është marrë pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje dhe sot, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe përhapjes shumë të shpejtë.