Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Prishtinës për t’ia lëshuar vendin Taulant Maxharrajt.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se ai dhe lista e tij kanë hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës ai thotë se kanë përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojnë ta përkrahim.
“Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t'ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, ka shkruar ai.