Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, kryeqyteti ka 57 raste aktive me koronavirus.
Pas Prishtinës është Ferizaj me 40 raste, Klina me 24, Prizreni e Gjilani me nga 22 dhe komunat tjera me më pak raste.
Numri total i rasteve aktive është 327.