Arbëri

Trafiku Urban në Prishtinë rikthen orarin e rregullt të qarkullimit

Descriptive Text

Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se duke filluar nga sot, do të qarkullojnë në të gjitha linjat sipas orarit të rregullt, nga ora 06:00 – 22:00.

Trafiku Urban po ashtu kërkon që gjatë udhëtimeve të vazhdohet të respektohen masat anti-COVID.

“Të nderuar qytetarë në bazë të vendimit të Qeverisë me Nr.01/41 të datës 23.10.2021, autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00. Ndërsa kërkojmë mirëkuptim sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmë t’i zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit: 53. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë. 54. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve”, thuhet në njoftim.