Metro

Daut Haradinaj uron dy kandidatët që do të garojnë në balotazh në Prishtinë

 

Daut Haradinaj ka uruar Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramën e LDK-së që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë.

Kandidoi për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së. Kur janë numëruar 99.52 për qind të votave në Prishtinë, ai zë vendin e katërt me 4.62 për qind. Kryeson Vitia me 42.26 për qind, pasuar nga Përparim Rama me 29.34 për qind. I treti është Uran Ismaili i PDk-së me 21.61 për qind.