Arbëri

202 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë më së shumti raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht kryeqyteti ka 202 raste aktive me koronavirus.

Pas Prishtinës, 77 i ka Gjilani, 71 Prizreni, 68 Ferizaj, 59 Rahoveci dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel vendi janë 1051 raste aktive me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të infektimit ndërkaq nuk ka pasur të vdekur.