Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Nuk i lejojmë tubimet me qytetarë nëpër shkolla

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se tubimet me qytetarë të politikanëve nuk mund të mbahen në shkolla. Ai ka thënë se drejtorët e shkollave po kanë presion nga shtabet për tubime.

“Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ahmeti ka shtuar se nuk duhet rrezikuar shëndeti i fëmijëve të cilët janë rikthyer në shkolla, ndërsa tha se çdo shkelje e masave do të pasohet me dënime.

“Edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria. Sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve”.