Arbëri

Mbi 4,000 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina po vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19, nga të gjitha qytetet në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në kryeqytet është 4,146.

Pas Prishtinës, me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prizreni me 1,657 dhe Ferizaj me 1,439.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën kanë vdekur 30 persona si pasojë e COVID-19 e janë shënuar 685 raste pozitive.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në tërë Kosovën është 19.923.