Arbëri

Vdiq gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Shabanaj

Ka vdekur në moshën 61-vjeçare gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Shabanaj. Lajmin për vdekjen e tij gjykata e ka pranuar nga të afërmit e të ndjerit.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama, u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqve të të ndjerit Shabanaj.

Enver Shabanaj ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1983. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Istog në vitin 1984.

Shabanaj gjithashtu ka punuar avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës prej 2006 deri në vitin 2012.

Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Më 01.01.2013 i ndjeri është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 gjyqtar në Departamentin për Çështje Civil.