Metro

Pandemia la papunë 10 për qind të grave në rajonin e Prishtinës

Foto: KosovaPress
 

(KosovaPress) - Në Prishtinë gratë u goditën nga pandemia, duke lenë 10 për qind të tyre të papuna për gjashtë muaj deri në 1 vit, krahasuar me burrat që ka qenë shifra prej 4 për qind. Theksi vendoset në mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku një numër i madh rrezikohen në hapësirat e punës.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka lansuar sot raportin "Përceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës", ku janë anketuar 200 gra dhe burra në rajonin e Prishtinës, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë mbi politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies.