Prishtina është komuna e tretë në nivel vendi për nga numri i rasteve aktiv me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në Prishtinë janë 17 raste aktive, derisa para saj janë Gjilani me 41 raste dhe Ferizaj 21 raste.
Në anën tjetër, 20 komuna nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Novobërda, Suhareka, Graçanica, Skenderaj, Hani i Elezit, Dragashit, Ranillugu, Juniku, Mitrovica e Veriut, Parteshi, Kllokoti, Mamusha, Shtërpca, Zubin Potoku, Deçani, Zveçani, Rahoveci, Shtimja dhe Fushë-Kosovë nuk kanë asnjë rast aktiv.